TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Qershor 2023, 21:28

Aksioni i dytë policor në kampin MEK, Berisha u bën thirrje ndërkombëtarëve: Ndërhyni urgjentisht, po bëhet terror policesk

Shkruar nga Pamfleti

Aksioni i dytë policor në kampin MEK, Berisha u bën thirrje

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se kontrollet e policisë së shtetit ditën e sotme në kampin e muxhahedinëve në Manëz të Durrësit, janë terror policesk.

Berisha i ka bërë thirrje ‘Këshillit të Europës, Organizatës të Kombeve të Bashkuara të ndërhyjnë urgjentisht kundër presioneve e terrorit psikologjik ndaj refugjatëve të MEK në Manzë.

"Stop terrorit policesk ndaj refugjatëve të MEK. Të dashur miq, mediat informojnë se vazhdon presioni policor ndaj Kampit të Muxhahedinëve në Manzë. Dënoj me ashpërsinë më të madhe shkeljen me urdhër të Teheranit nga Edi Rama të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Konventës së OKB për refugjatët.

I bëjë thirrje Këshillit të Europës, Organizatës të Kombeve të Bashkuara të ndërhyj urgjentisht kundër këtyre reprezaljeve, presioneve e terrorit psikologjik ndaj refugjatëve të MEK në kampin e Lirisë në Manzë dhe të kërkojë zbatimin nga qeveria shqiptare të të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga Karta Europiane e të Drejtave të Njeriut nga Konventa Ndërkombëtare e OKB për refugjatët", shkruan Berisha në Facebook.

sali berisha aksion mek

Lini një Përgjigje