Si mund të marrë Christian Solinas titullin “Doktor Nderi” në Shqipëri, kur në Itali nuk ka një diplomë mjekësie?
Ish-presidenti rajonal i Sardenjës, Christian Solinas është dërguar në gjyq për korrupsion. Paraditen e 3 marsit, gjyqtari i gjykatës së Cagliarit, Giorgio Altieri pranoi kërkesën e prokurorit Giangiacomo Pilia.
Solinas akuzohet për korrupsion në kuadër të hetimeve për shitjen e një prone dhe çështjen e një “Honoris Causa” që i është akorduar nga Universiteti i Mjekësisë në Shqipëri.
Në rastin e korrupsionit, Solinas akuzohet se ka shitur rrëonajt e një ish-abacie në fshatin Capoterra sipërmarrësit Roberto Zedda për 550 mijë euro, me 375 mijë të paguara tashmë. Sipas prokurorisë, vlera reale do të ishte pak më shumë se 70 mijë euro dhe shuma shtesë e paguar ndaj ish-presidentit të Rajonit të Sardenjës konsiderohet ryshfet i fshehur.
Në gjyq u dërguan edhe biznesmeni i përfshirë dhe ish-këshilltari i qarkut Nanni Lancioni.
Çështja tjetër ka të bëjë me marrëdhëniet mes Solinas dhe profesorit universitar Roberto Raimondi. Politikani e kishte emëruar drejtor të zyrës së posaçme të Autoritetit të Menaxhimit të programit të Basenit Mesdhetar Eni-Cbc, ndërsa ai – sipas akuzave – e kishte ndihmuar për të marrë një diplomë nderi nga Tirana dhe kurse trajnimi në Romë.
Në gjyq do të përfundojnë edhe rektori i Universiteti të Mjekësisë në Shqipëri Arben Gjata dhe drejtori i përgjithshëm i E-Campus Alfonso Lovito. Seanca e parë është caktuar për në 5 qershor përpara seksionit të dytë penal të gjykatës së Cagliarit. Pra, Arben Gjata është marrë i pandehur nga autoritetet italiane.
Pyetja që prokurorët italianë kanë ngritur është se: Si mund të marrë Christian Solinas titullin “Doktor Nderi” në Shqipëri, kur në Itali nuk ka një diplomë mjekësie?
Në shkurt 2023 u zbulua se prokuroria italiane e akuzonte për korrupsion dhe pastrim parash, Solinas, dhe në Shqipëri u ngrit dyshimi i arsyeshme se titulli “Honoris Causa” e ka marrë si shpërblim për një punë me pagë të majme, që do t’i siguronte në Itali, një punonjësi italian në Universitetin e Mjekësisë në Itali. Sipas prokurorëve të cilët erdhën edhe në Tiranë, Christian Solina akuzohej se kishte marrë diplomën e nderit në këmbim të emërimit të Roberto Raimondit në postin e drejtorit të Programit Eni në Mesdhe, autoritet që merret me fondet miliona euro që BE i jep pushtetit vendor, me një pagesë 140 mijë euro në vit, me një mandat 5-vjeçar. Dhe në fakt, këmbimi nuk ishte i rastësishëm. Roberto Raimondi është drejtor i sektorit së Doktoraturave në Universitetit të Mjekësisë të Tiranës, sektor prej nga del edhe titulli, dhënë guvernatorit të Sardenjës. /Pamfleti
Lini një Përgjigje