TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Korrik 2025, 20:50

Afera me Kompleksin Partizani, Alfred Moisiu: Toka është blerë nga italianët, drejtësia të gjejë dokumentet dhe të rrëzojë alibitë

Shkruar nga Pamfleti

Afera me Kompleksin Partizani, Alfred Moisiu: Toka është blerë

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisi ka folur për administrimin e dokumenteve të pronësisë dhe mënyrën si abuzohet me to në vendin tonë.

Në një intervistë për “A2 CNN”, Moisiu ka folur lidhur edhe me kompleksin “Partizani”, i cili u shpreh se mungesa e dokumenteve ka hapur rrugë për abuzime.

“Drejtësia e re duhet të jetë më e kujdesshme, po të nxjerrësh faktet s’mund të thonë se këto gjëra nuk ekzistojnë. Të marrim grupin e pallateve Partizani, ajo ka qenë tokë e blerë nga italianët. Tani se ku janë dokumentet unë nuk i di.

Nuk bëhet asgjë pa dokumente. Edhe nëse nuk janë këtu, gjenden në Itali. Arkivat të shkojnë dhe t’i marrin, t’i mbyllin gojën”, tha Moisiu.

Sipas tij, në mungesë të një administrate të rregullt, prona mund të shitet disa herë duke krijuar kaos dhe pasiguri pronësore.

“Të marrësh ta shesësh disa herë se administrata nuk është e rregullt dhe nuk gjen dokumentet, kjo nuk është e drejtë. Këtu bëhen disa gjëra që bëhen ashiqare”, u shpreh ish-presidenti.

Lini një Përgjigje