
Të vështirë e ka cilësuar Juristi Kreshnik Spahiu, zgjatjen e mandatit të SPAK, teksa komentoi raportimin ditën e sotme të kreut të SPAK Altin Duamani në KLP për punën e vitit 2024.
I ftuar në emision ‘Studio Live’ në Report Tv, Spahiu tha se SPAK-ut mandatin mund t’ia zgjasë vetëm PS, nëse bëjnë 93 vota për të mundësuar kështu ndryshimin e Kushtetutës.
“Ka qenë një nga prezantimet më konkrete, ka evidentuar problematikat, nevojat dhe bilancet. Është mirë që një drejtues institucioni mban kontakt me publikun, ne e shohim njëherë në muaj që të komunikoje me publikun dhe është diçka pozitive. Dumani se fshehu as krenarinë për punën e tij duke nxjerrë edhe statistika dhe shifra konkrete. Pika kyçe është kërkesa që ai bëri për zgjatjen e mandatit që sipas kushtetutës kanë një mandat të kufizuar dhe pas disa vitesh ata nuk kandidojnë dot”, tha Spahiu.
Sipas tij, Dumani erdhi më një propozim konkret nuk kërkoj zgjatje të mandati por mundësinë për të rikandiduar edhe të tjerë.
“Mendoj se është një formulë që s’mund të ketë edhe pengesa ligjore sepse është e papranueshme që ti heqësh të drejtën dikujt që të kandidojë. Që mandati i SPAK të zgjatet duhet edhe një marrëveshje Rama-Berisha”, tha ai.
Lini një Përgjigje