TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Mars 2023, 11:04

6 muaj protesta për pronat, banorët e Bërxullës apel Ramës dhe Ballukut: Gjeni zgjidhje urgjente, po na soset durimi!

Shkruar nga Pamfleti

6 muaj protesta për pronat, banorët e Bërxullës apel

Banorët e Bërxullës kanë paralajmëruar protesta të përditshme, duke vijuar me bllokimin e rrugës pranë kryqëzimit të Laknasit, ndërsa i lanë afat drejtoreshës së Hipotekës Dallëndyshe Bicit deri ditën e martë që të zhbllokojë procesin e certifikimit të pronave të tyre që preken nga projekti i rrugës ‘Thumanë- Kashar’.

“S’do ketë kthim pas se kemi arrit në pikën zero. Protesta e radhës nesër me bllokimin e rrugës, protestat janë të përditshme deri në zgjidhjen e problemeve. Këta kujtuan se ne i lamë në heshtje, por përderisa këta janë pa gjak e pa mish ne jemi të detyruar të protestojmë. Nesër në orën 10 te kryqëzimi i Laknas Bërxullë.

Thirrja ime është e pandalshme, i bëj thirrje urgjentisht duhet të ulen në negociata me ne banorët e Bërxullës se po nuk vendosën drejtësinë si është ligji këto s’do e zhvillojnë rrugën në Bërxullë.

Do ketë faktin e Kalasë së Shkodrës, ndoshta u duket cudi por durimi ynë po soset çdo ditë.

Sa ne mos të shkojmë në aktet e vetëflijimit këto duhet të ulen në negociata dhe për vlerën e pronës se nuk jepet një metër tokë me 4 euro, çmimi i fundit është 52 euro i shitur para tre muiajsh në Bërxullë.

Dhe ministrja e Infrastrukturës Balluku dhe zoti kryeministër duhet të mbledhin kabinetin qeveritar e të vendosin drejtësinë mbi këto banorë. Ne nuk jemi aq të paditur se i kuptojmë gjërat shumë mirë si luajnë nën rrogoz këto.”, tha një nga banorët.

Banorët e Bërxullës protestojnë duke kundërshtuar ndërtimin e aksit Thumanë-Kashar, sepse sipas tyre prona nuk po vlerësohet sa duhet dhe mbi të gjitha nuk kanë dijeni se çfarë projekti do të zbatohet në terren, pasi nuk është bërë asgjë publike. Sipas banorëve kompania Gener2 që ka fituar koncesionin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi dhe në kundërshtim me ligjin.

banorët e bërxullës

Lini një Përgjigje