TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Gusht 2024, 21:26

1 vit pa ambasador të SHBA-së/ Shqipëria mes të “harruarve” si Libia, Kamboxhia dhe Bangladeshi!

Shkruar nga Pamfleti

1 vit pa ambasador të SHBA-së/ Shqipëria mes të

Pavarësisht se një nga vendet me popullsinë më pro-amerikane në botë, duket se Shqipëria është lënë e “harruar” në mes të të “harruarve”, si Kamboxhia, Libia dhe Bangladeshi.

Shqipëria ka më shumë se një vit pa prezencën e një ambasadori të SHBA-ve në Tiranë. Në këtë periudhë 1 vjeçare, kemi pasur si zërin e SHBA-së në vend, të ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, David Wisner, i cili u largua pak ditë më parë për t’i lënë vendin, Nancy Van Horn. Ndërkohë kandidati i propozuar nga presidenti Joe Biden si ambasador i SHBA-së në Shqipëri, David J. Kostelancik është ende në pritje të miratimit nga Senati.

Vonesat për emërimet e diplomatëve thuhet se kanë ardhur si shkak i pengesës që kandidati i Donald Trump për zv/president, JD Vance, i ka bërë kandidaturave prej më shumë se një vit.

Pas një viti debatesh midis Vance dhe Departamentit të Shtetit, senatori republikan u detyrua që të miratonte shumicën e kandidatëve që kishte bllokuar në prill, por Kostelancik i Shqipërisë nuk ishte një ndër to.

Vonesat kanë lënë vende bosh në ambasadat që plotësohen përkohësisht nga zyrtarë të nivelit më të ulët që nuk gëzojnë të njëjtin status si kandidatët presidencialë. Në rastin tonë si David Wisner dhe Nancy Van Horn.

Kjo ka bërë që krerët e politikës shqiptare të jetë e lirë dhe të bëjë manovra të ndryshme për të kapur drejtësinë, institucionet e pavarura si dhe për të eliminuar kundërshtarët e vegjël politik nëpërmjet pazareve për zgjedhoren.

Por edhe për sa gjatë mund të shtyjë kjo situatë? Nëse pengesa e vetme është zëvëndësi i Trump, atëherë pas zgjedhjeve të nëntorit në SHBA, mund të kemi zgjidhje të ngërçit dhe Shqipëria mund të ketë ambasadorin e saj të emëruar para zgjedhjeve parlamentare të 2025. 

A është Shqipëria vendi i vetëm pa ambasador të SHBA-së?

Nga të dhënat e Departamentit të Shtetit rezultojnë të jenë 11 vende ambasadat amerikane të të cilave operojnë pa ambasadorë. Në regjistrin e ambasadorëve të përditësuar më 2 gusht 2024, rezulton se 11 vende e kanë aktualisht vakant pozicionin e ambasadorit të SHBA-së.

1 vit pa ambasador të SHBA-së/ Shqipëria mes të

Më konkretisht; Shqipëria në pritje të emërimit të David J. Kostelancik./ Bahamas në pritje të emërimit të Calvin Smyre./ Bangladeshi në pritje të emërimit të David Slayton Meale./ Kamboxhia në pritje të emërimit të Robert W. Forden./ Republika Domenikane në pritje të emërimit të Juan Iturregui./ Eswatini (ish Swaziland) në pritje të emërimit të John W. McIntyre./ Libia në pritje të emërimit të Jennifer D. Gavito./ Mauritania në pritje të emërimit të Christophe Andre Tocco./ Norvegjia në pritje të emërimit të Mark Angelson./ Seychelles (një vend i vogël në Afrikë), në pritje të emërimit të Troy Fitrell./ Ishujt Solomon në pritje të emërimit të Keith. D. Hanigan.

Këto 11 vende edhe pse kanë një kandidat të propozuar për ambasador, ende presin emërimin e tyre. Pavarësisht se një nga vendet me popullsinë më pro-amerikane në botë, duket se Shqipëria është lënë e “harruar” në mes të të “harruarve”, si Kamboxhia, Libia dhe Bangladeshi./Pamfleti

Lini një Përgjigje