TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Gusht 2024, 16:05

Shtohen rastet me Covid-19, mjekja: 90 për qind e pacientëve që paraqiten për vizitë, të prekur nga virusi

Shkruar nga Pamfleti

Shtohen rastet me Covid-19, mjekja: 90 për qind e pacientëve që

Në dyert e mjekëve të familjes ka gjithmonë e më shumë pacientë që kanë nevojë për ndihmë mjeksore. Ajo çka vihet re sipas mjekëve është rritja e rasteve me covid. Mesa dhjetëra vizitave që ata kryejnë gjatë një dite, 90% e tyre janë të prekur nga koronavirusi.

“Ditët e fundit vihet re një fluks i shtuar i numrit të pacientëve në qendrën tonë me viroza të stinës. Disa prej tyre paraqiten me simptoma si tempreatura, kolla e thatë, dhimbje fyti, kurse disa të tjerë me simptoma të gastroindestinal. Ajo që vihet re është një rritje e numrit të pacientëve me Covid”, tha mjekja Fabiola Gjona për “Euronews Albania”.

Por ata thonë se nuk ka vende për panik, sepse simptomat e sëmundjes janë të lehta dhe kalojnë pa problem, kujdes të shtuar duhet të kenë grupet e riskut.

Me simptoma të lehta siç janë djegia e fytit, kolla e thatë, djersitja e shtuar janë simptoma që zgjasin 3 deri në 4 ditë. Rekomandohet që pacientët në këto momente të përdorin lëngje me shumcë dhe vitamina terapi”, përfundoi mjekja.

Edhe në shërbimin e urgjencës pediatrike në QSUT , këto ditë është vërejtur rritje e numrit të fëmijëve të prekur nga koronavirusi, por pa komplikacione.

Lini një Përgjigje