TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Prill 2024, 21:49

Tërmet në Mal të Zi, lëkundjet ndihen edhe në veri të Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti

Tërmet në Mal të Zi, lëkundjet ndihen edhe në veri

Një tërmet prej 4.3 gradësh të shkallës Rihter është regjistruar sonte në orën 21:07 në Mal të Zi, njoftoi Instituti për Hidrometeorologji dhe Sizmologji.

Tërmeti ishte katër kilometra në perëndim të Čarađe.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në një thellësi prej 13 kilometrash.

“Në bazë të modelit numerik të ndryshimit të intensitetit me distancën në këtë rajon, magnitudës së tërmetit dhe thellësisë së hipoqendrës, ky tërmet mund të kishte shkaktuar më pak dëme materiale në zonën epiqendrore”, thuhet në njoftim.

Kjo u pasua nga dy tërmete të tjera me magnitudë 2.08 dhe 3.37 ballë, në orën 21:13 dhe 21:23, njoftohet në faqen e Institutit.

Lëkundjet janë ndierë dhe në pjesën kufitare me Shqipërinë.

Lini një Përgjigje