TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Maj 2024, 16:47

Zhoze Murinjo arrin akordin me gjigandët e Turqisë, klauzola sekrete e portugezit me skuadrën e re

Shkruar nga Pamfleti

Zhoze Murinjo arrin akordin me gjigandët e Turqisë, klauzola sekrete e

Zhoze Murinjo do të marrë drejtimin e skuadrës turke, Fenerbahçe. Lajmi është bërë i ditur nga eksperti i merkatos, Fabricio Romano.

Ai shkruan se palët kanë arritur akordin dhe mund të nënshkruhet një kontratë 2-vjeçare. Marrëveshja mund të përfshijë gjithashtu një opsion deri në vitin 2027.

Sipas “Calcio Mercato”, në kontratën e tij është shtuar një klauzolë ku ai do të jetë i lirë të largohet nëse kombëtarja e Portugalisë do ta kërkojë “Special One”.

Prandaj, klubi turk nuk do të jetë në gjendje ta pengojë dhe ai do të lirohet efektivisht nga kontrata e tij.

Murinjo nuk ka drejtuar kurrë një ekip kombëtar në karrierën e tij. Ai ka pasur shumë oferta ndër vite, përfshirë nga Anglia dhe Portugalia.

Portugalia thuhet se u interesua për të gjatë kohës së tij te Reali i Madridit, dhe më pas kur ai ishte trajner i Romës, por e refuzoi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fabrizio Romano (@fabriziorom)

zhoze murinjo trajneri portugez

Lini një Përgjigje