
Raporti më i fundit tremujor i platformës analitike “Football Benchmark” sjell zhvillime të reja në lidhje me vlerësimin financiar të futbollistëve në tregun ndërkombëtar.
Sipas të dhënave të përditësuara, disa lojtarë kanë shënuar një rritje të konsiderueshme të vlerës së tyre në muajt e fundit. Në veçanti, rritja e disa talenteve të rinj, me në krye Lamin Jamal, duket se po vazhdon me ritme të larta.
Në të njëjtën kohë, raporti thekson se disa futbollistë të njohur, përfshirë Vinicius Zhunior, kanë humbur pozicione në renditjen e lojtarëve më të vlerësuar, një zhvillim që analistët e konsiderojnë të pazakontë.
Rritje e dukshme për lojtarët e rinj
Të dhënat tregojnë gjithashtu një rritje të fortë të vlerës për disa futbollistë që aktivizohen në Serinë A, si Pio Espozito dhe Niko Paz, të cilët rezultojnë ndër lojtarët me rritjen më të madhe të vlerës që nga dhjetori i vitit 2025.
10 lojtarët me rritjen më të madhe të vlerës (dhjetor 2025 – sot)
1-Jan Diomande (Lajpcig) – vlera aktuale: 50.9 milionë euro (+37.8 milionë)
2-Mark Guehi (Mançester Siti) – vlera aktuale: 60 milionë euro (+31.9 milionë)
3-Pio Espozito (Inter) – vlera aktuale: 50.5 milionë euro (+27.7 milionë)
4-Alvaro Karreras (Real Madrid) – vlera aktuale: 67.1 milionë euro (+21.8 milionë)
5-Fermin Lopez (Barcelona) – vlera aktuale: 75.6 milionë euro (+20.6 milionë)
6-Rajan Çerki (Mançester Siti) – vlera aktuale: 78.6 milionë euro (+19.4 milionë)
7-Said El Mala (Këln) – vlera aktuale: 34 milionë euro (+19.4 milionë)
8-Niko Paz (Komo) – vlera aktuale: 73.9 milionë euro (+16.2 milionë)
9-Luis Diaz (Bajern Mynich) – vlera aktuale: 81.8 milionë euro (+15.5 milionë)
10-Rajan (Bërnmuth) – vlera aktuale: 37.1 milionë euro (+14.7 milionë)
Raporti i “Football Benchmark” përdor modele ekonomike dhe statistikore për të vlerësuar çmimin e mundshëm të futbollistëve në treg, duke marrë parasysh performancën sportive, moshën, kontratën dhe faktorë të tjerë financiarë.
Lini një Përgjigje