TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Maj 2025, 19:39

“Vetëm lëreni të qetë te Milani dhe do ta shihni”, ish-trajneri i Lacios ngre figurën e Igli Tares: Nuk tërhiqet asnjë centimetër para askujt

Shkruar nga Pamfleti

“Vetëm lëreni të qetë te Milani dhe do ta

Ish-trajneri i Lacios, Delio Rosi ka dhënë një intervistë në mikrofonët e “Gazzetta dello Sport” për të folur për Igli Taren, drejtorin e ri sportiv të Milanit. Rosi e ka pasur mbi kokë Taren dikur dhe e ka ndjekur me shumë kujdes rrugën e tij, duke thënë fjalët më të mira për shqiptarin.

Igli është drejtor i pranishëm, autoritar dhe shumë i aftë. Ishte i tillë dhe në fillim. Më befasoi me pasionin dhe përkushtimin e tij. I them tifozëve të Milanit që ta lënë të punojë dhe do të sjellë rezultate të shkëlqyera, e ka bërë gjithmonë këtë. Është dikush që merr përgjegjësi dhe kjo i ka munguar Milanit në vitet e fundit.

Ka shumë autoritet, di ta fitojë respektin dhe nuk tërhiqet asnjë centimetër para asgjëje dhe askujt. Do të bëjë edhe te Milani do ta shihni, është shumë i zoti në marrëdhëniet njerëzore, di të sillet me të gjithë”, tha Delio Rosi.

delio rosi ish-trajneri i lacios igli tare drejtori sportiv i milanit

Lini një Përgjigje