TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Maj 2025, 17:16

Mesazhi i Armand Dukës dhe partneres së tij për Uzunin, 6 ditë para ndeshjes me Serbinë në “Arena Kombëtare” (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Mesazhi i Armand Dukës dhe partneres së tij për Uzunin, 6

Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni feston sot 30-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë speciale për të urimet janë të shumta.

Një prej tyre vjen edhe nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Kreu i FSHF-së nëpërmjet një “Insta-Story” ka uruar beratasin për ditëlindjen.

Gëzuar ditëlindjen Myrto Uzuni”, shkruhet në postim. Vlen të theksohet se Myrto Uzuni është një nga futbollistët e grumbulluar nga trajneri Silvinjo për duelin me Serbinë më 7 qershor në "Arena Kombëtare", ora 20:45 dhe 3 ditë më pas për sfidën me Letoninë.

Mesazhi i Armand Dukës dhe partneres së tij për Uzunin, 6

Në këtë ditë të rëndësishme për Uzunin nuk mund të mungonte as urimi nga partnerja e tij, Uarda Hyseni.

Në profilin e saj në “Instagram”, ajo ka zgjedhur ta urojë me dy foto nga momenti i “gender reveal”, ku ata zbuluan gjininë e fëmijës që prisnin. Fotot i ka shoqëruar me mbishkrimin: “Gëzuar ditëlindjen burri i jetës sime”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Uarda Uzuni (@uarda.hysenii)

Rikujtojmë që më 22 prill ata u bënë prindër për herë të parë me një djalë të quajtur Prince Uzuni.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Uarda Uzuni (@uarda.hysenii)

 

uarda hyseni armand duka myrto uzuni

Lini një Përgjigje