TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Maj 2025, 17:38

Oskar Piastri siguron “pole position” në Çmimin e Madh të Spanjës, MekLaren dominon provat zyrtare

Shkruar nga Pamfleti

Oskar Piastri siguron “pole position” në Çmimin e Madh

Oskar Piastri me MeLaren siguroi “pole position” në Barcelonë, i vlefshëm për garën e Çmimit të Madh të Spanjës në Formula 1. Piloti australian dha kohën 1’11”546, duke fituar duelin me shokun e tij të skuadrës, Lando Norris, i dyti.

Në vijën e dytë të nisjes janë Maks Vershtapen (i treti me Red Bull) dhe Xhorxh Rasëll (i katërti me Mercedes), që nuk ishin në gjendje të duelonin me dy pilotët e MekLaren. Makina britanike ishte gjithnjë një marsh më shumë se ajo e rivalëve.

Vetëm i pesti Luis Hemilton me Ferrari, që la pas Kimi Antonelin (i gjashti) me Mercedes. Ndërsa në vendin e shtatë u rendit makina tjetër Ferrari, ajo e Shrls Lëklerk, që nuk ishte në ditën e tij më të mirë.

Në “top-10” edhe Pier Gasli, Isak Hadjar e Fernando Alonso. Provat e sotme treguan edhe njëherë se gara e së dielës në Spanjë do të jetë një duel brenda familjes MekLaren, por surpriza mund të vijë nga starti apo ndonjë strategji ndryshe gomash.

 

oskar piastri çmimi i madh i spanjës formula 1

Lini një Përgjigje