TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Qershor 2025, 17:33

“Sulmuesi më i mirë në Rusi”, trajneri vlerëson Mirlind Dakun: Ka nivel të lartë

Shkruar nga Pamfleti

“Sulmuesi më i mirë në Rusi”, trajneri vlerëson

Sulmuesi i kombëtares, Mirlind Daku ka marrë shumë vlerësime për paraqitjet e tij në Rusi me fanelën e Rubin Kazan.

Trajneri i njohur rus, Aleksandër Grigorian e ka cilësuar Dakun, si sulmuesin më të mirë të kampionatit.

“Do ta quaja Dakun sulmuesin më të mirë të kampionatit. Ai është një sulmues i nivelit më të lartë”, ka thënë Grigorian.

27-vjeçari Daku ka luajtur 26 ndeshje në sezonin e kaluar dhe realizoi 15 gola.

Për t’u mësuar mbetet e ardhmja e lojtarit, me këtë të fundit që ndiqet nga disa skuadra.

mirlind daku sulmuesi i kombëtares aleksandër grigorian trajneri rus

Lini një Përgjigje