TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Shtator 2024, 15:56

U vra pas fitore së Shqipërisë ndaj Greqisë në 2004, “Tifozat Kuq e Zi” përkujtojnë të riun shqiptar që u sulmua nga grekët: Gjithmonë me ty Gramoz!  

Shkruar nga Pamfleti

U vra pas fitore së Shqipërisë ndaj Greqisë në 2004,

Si sot 20 vite më parë Shqipëria zhvilloi një ndeshje historike përballë Greqisë. Një sfidë që do të mbetet gjatë në memorien e të gjithëve. Kombëtarja jonë më 4 shtator të vitit 2004 u ndesh me kombëtaren greke, me këta të fundit që vinin në Tiranë pasi u shpallën kampionë të Europës.

Shqipëria fitoi me rezultatin 2-1, një fitore që u festua anembanë botës, por kjo datë nuk do të kujtohet vetëm për këtë ndeshje të fituar nga kuqezinjtë. Pikërisht për shkak të kësaj ndeshje, mbeti i vrarë një tifoz shqiptar në Greqi. Gramoz Palushi asokohe ishte vetëm 20-vjeçar, teksa i mbështjellë me flamurin kuqezi kishte dalë në rrugët e Zakynthos të Greqisë për të festuar këtë triumf historik. Por kjo festë rezultoi fatale për Palushin, pasi ai u sulmua me thikë nga një shtetas grek duke e lënë të vdekur në vend.

Pikërisht në këtë datë, tifogrupi besnik i Kombëtares shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi” apo siç njihen si “TKZ”, përkujtojnë djaloshin. Me anë të një postimi në faqen zyrtare, tifogrupi ka postuar foton e Gramoz Palushit dhe e shoqëron dhe me shkrimin “Gjithmonë me ne, Gramoz!”, duke përkujtuar kështu të ndjerin.

U vra pas fitore së Shqipërisë ndaj Greqisë në 2004,

Lini një Përgjigje