
Berat Gjimshiti shqetësoi kampin e Atalantës në ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Salernitanës, duke lënë fushën e lojës për shkak dëmtimi pas minutës së 70. Gjithsesi, mbrojtësi shqiptar është kthyer në stërvitje me grupin dhe ka mundësi që të luajë ndaj Veronës në fundjavë.
30-vjeçari ka luajtur 21 ndeshje këtë sezon me bergamaskët, ku nuk ka provuar ende shijen e golit, ndërsa ka dhënë një asist. Gjimshiti është një nga të preferuarit e trajnerit Gasperini, me këtë të fundit që i ka besuar shpeshherë prapavijën. Ky është sezoni i tij i pestë tek Atalanta, pasi më parë ka luajtur te Benevento dhe Avelino.
Lini një Përgjigje