TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Maj 2023, 16:02

Nga titujt në Superiore te pjesëmarrja në Ligën e Europës, ish-futbollisti kombëtares shqiptare “var këpucët në gozhdë”

Shkruar nga Pamfleti

Nga titujt në Superiore te pjesëmarrja në Ligën e

Sabien Lilaj do të luajë ndeshjen e fundit me Dinamon, teksa do të sfidojë Luzin më 18 maj. Mesfushori korçar nuk do të largohet nga Blutë për një tjetër skuadër, por ka vendosur të “varë këpucët në gozhdë”.

Lilaj ka vendosur të pensionohet dhe t’i thotë mjaft futbollit të luajtur në moshën 34-vjeçare. Me një karrierë 15-vjeçare në futbollin shqiptar, mesfushori korçar do t’i thotë lamtumirë futbollit aktiv.

34-vjeçari ka arritur të shkruajë historinë me Skënderbeun në vitet 2012-2018, ku ka fituar 5 trofe me “Ujqërit e Dëborës”, 4 herë titullin kampion dhe një Kupë Shqipërie, ndërsa ka kaluar ture në garat europiane. Gjithashtu në Shqipëri ka luajtur me Kukësin dhe Tiranën.

Kujtojmë se Lila ka provuar të luajë edhe në kampionatin kosovar me Prishtinën, ku është shpallur kampion. Ka provuar të luajë edhe jashtë në Azerbajxhan dhe Izrael. Këtë sezon me Dinamon ka arritur të luajë 14 ndeshje, ku ka shënuar edhe dy gola. 17 herë ka veshur edhe fanelën e ekipit kombëtar.

sabien lilaj ish-futbollisti i kombëtares

Lini një Përgjigje