
Përfundon gjysmëfinalja e dytë e Champions League. Mançester Siti ka mposhtur me "poker" 4-0 kampionët në fuqi të Europës, Realin e Madridit dhe është kualifikuar në finalen e madhe të Stambollit. 90 minutat e këtij takimi folën totalisht për ekipin e Pep Guardiolës.
“Qytetarët zhbllokuan ndeshjen në minutën e 23 me Bernardo Silvën. De Brojne krosoi drejt portugezit me këtë të fundit, i cili mposhti Kurtua.
Në minutën e 36 ishte sërish Bernardo Silva, i cili ndëshkoi madrilenët. Silva goditi me kokë duke dyfishuar shifrat për ekipin e tij.
Në minutën e 76, Mançester Siti realizoi edhe golin e tret. Akanzh çoi me kokë në portë një goditje dënimi të De Brojne, i ndihmuar edhe nga devijimi i Militaos.
Në minutën e 90+1, vendasit vulosën “pokerin”. Alvarez i aktivizuar në vend të Haland, nuk fali me rastin e parë që iu shfaq pas pasimit të artë të Foden.
Në finalen e 10 qershorit që do të luhet në Stamboll, ku do të vendoset fituesi i trofeut me veshë të mëdhenj, Mançester Siti do të përballet me Interin. Zikaltërit eliminuan mbrëmjen e djeshme Milanin, ku i mposhtën kushërinjtë e tyre me rezultatin e pastër 1-0.
Lini një Përgjigje