TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Nëntor 2025, 19:16

Trajneri nuk doli në konferencë pas përplasjes me Ivan Balliun, reagon lojtari i Vajekanos

Shkruar nga Pamfleti

Trajneri nuk doli në konferencë pas përplasjes me Ivan Balliun,

Ivan Balliu u përplas me trajnerin Inigo Perez, pas zëvendësimit të djeshëm në Ligën e Konferencës. Ishte minuta e 55, kur tekniku i Rajo Vajekanos vendosi të kryente katër ndërrime.

Balliu u përplas me trajnerin e tij, ndërsa Rajo fitoi me rezultatin 3-2 ndaj Lek Poznan. Sot ka komentuar këtë përplasje edhe Serxho Kamelo, një prej të larguarve.

Si në të gjitha pankinat. Jo të gjithë e presin mirë kur i zëvendësojnë, as unë vetë jo. Është pjesë e lojës dhe mbetet aty.

Nuk ka asnjë problem. Të dielën luajmë kundër Realit të Madridit dhe jemi në një formë të mirë”, u shpreh Kamelo.

ivan balliu mbrojtësi i kombëtares rajo vajekano

Lini një Përgjigje