TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Qershor 2024, 22:59

Tirana zyrtarizon trajnerin e ri, Bledi Shkëmbi firmos me bardheblutë

Shkruar nga Pamfleti

Tirana zyrtarizon trajnerin e ri, Bledi Shkëmbi firmos me bardheblutë

Bledi Shkëmbi është trajner i ri i Tiranës. Lajmi është konfirmuar nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Klubi nga kryqyteti vjen pas një sezoni të vështirë, ku mbeti jashtë “Final Four”. Shkëmbi, i cili pason Erbim Fagun në pankinë, do të nisë shumë shpejt nga puna, ku fokusi do jetë njohja me ekipin dhe merkato.

Postimi:

ZYRTARE ✍????

MIRËSEVJEN BLEDI SHKËMBI!

Klubi i Futbollit Tirana njofton zyrtarizimin e trajnerit Bledi Shkëmbi në krye të pankinës bardh’ e blu.

Pas një eksperience të gjatë si lojtar i spikatur dhe trajner që e njeh mirë Superioren, klubi ka vendosur t’i besojë Shkëmbit statusin e trajnerit të ekipit të parë të KF Tirana.

Klubi i Tiranës i uron mirëseardhje dhe shumë suksese në këtë rrugëtim!

#welcomeshkëmbim #headcoach #newseason

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Tirana (@kftirana.al)

bledi shkëmbi trajneri i tiranës

Lini një Përgjigje