
Trajneri i kombëtares shqiptare, braziliani Sylvinho Mendes është bërë zyrtarisht ditën e sotme një shtetas shqiptar, duke u pajisur me pasaportë. Kjo gjë ishte paralajmëruar që në muajin dhjetor në Samitin e Diasporës që mbajti kryeministri Edi Rama në Pallatin e Kongreseve.
Sylvinho është regjistruar si banor i lagjes “Çlirimi” në Lushnjë dhe ditën e sotme ka bërë ceremoninë e betimit në Bashkinë e Lushnjës. E njëjta gjë ka ndodhur dhe me dy ndihmësit e tij, argjentinasin Pablo Zabaleta dhe brazilianin Doriva, të cilët po ashtu do ta kenë gjendjen civile në Lushnjë.
Sylvinho-n, Zabaleta-n dhe Doriva-n nuk i lidh asgjë me qytetin e Lushnjës, pasi ata gjatë punës me kombëtaren banojnë në Tiranë.
Kështu përpara se të nisemi për në finalet e Europianit në Gjermani, mund të themi se për herë të parë në finalet e një Kampionati Europian do të jetë edhe një trajner shqiptar sëbashku me ekipin tonë kombëtar që shkon për herë të dytë në finalet e kompeticionit më të madh të kontinentit të vjetër.
Lini një Përgjigje