TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Qershor 2026, 18:46

Skuadra e Serisë A “fshikullon” trajnerin, kapiteni i kombëtares bëhet me teknik të ri

Shkruar nga Pamfleti
Skuadra e Serisë A “fshikullon” trajnerin, kapiteni i
Berat Gjimshiti-Rafaele Paladino

Atalanta ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Rafaele Paladino. Lajmi është bërë publik përmes një komunikate zyrtare të klubit bergamask, i cili ka vendosur t’i japë fund aventurës së teknikut italian në krye të skuadrës.

Në deklaratën e publikuar, drejtuesit e Atalantës konfirmuan se, përveç Paladinos, janë larguar edhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt në stafin teknik.

Atalanta BC njofton se Rafaele Paladino është liruar nga detyra e tij si trajner i Ekipit të Parë, së bashku me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, përkatësisht Stefano Citerio, Federiko Peluso, Fabio Korabi, Nikola Riva, Matia Kasela, Andrea Ramponi dhe Andrea Berti.

Atalanta BC falënderon Rafaele Paladinon dhe stafin e tij për përkushtimin e tyre dhe u uron gjithë të mirat në të ardhmen.”

Sipas raportimeve nga mediat italiane, fillimisht ishte menduar që palët të arrinin një marrëveshje për zgjidhjen konsensuale të kontratës, por tashmë largimi është bërë zyrtar. Ky zhvillim i hap rrugën emërimit të një trajneri të ri, ndërsa emri i Mauricio Sarrit vazhdon të përmendet si një nga kandidatët kryesorë për pankinën zikaltër.

Ndryshimi në drejtim prek edhe kapitenin e Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, i cili do ta nisë sezonin e ri nën drejtimin e një tekniku të ri.

Sezoni i fundit nuk rezultoi i lehtë për Atalantën, e cila u përball me sfida të shumta gjatë kampionatit. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit duket se kanë vendosur të nisin një projekt të ri për të rikthyer skuadrën në nivelet më të larta të futbollit italian dhe europian.

atalanta rafaele paladino berat gjimshiti

Lini një Përgjigje