TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Shtator 2023, 16:58

Skënderbeu rikthehet te fitorja dhe zbret Erzenin “me këmbë në tokë”, korçarët rikuperojnë në renditje (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Skënderbeu rikthehet te fitorja dhe zbret Erzenin “me këmbë

Abissnet Superiore ka ngritur siparin e javës së 6 me ndeshjen Erzeni-Skënderbeu. Korçarët janë rikthyer te fitorja dhe kanë zbritur me këmbë në tokë shijakasit pas fitores së këtyre të fundit me Tiranën.

“Ujqërit e dëborës” kanë triumfuar në transfertë me rezultatin 1-2. Miqtë zhbllokuan sfidën në minutën e 22. Liço nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.


Në minutën e 70, ekipi i drejtuar nga Gvozdenoviç realizoi edhe golin e sigurisë. Pas goditjes nga këndi, Shaqe gjuajti me kokë dhe dyfishoi shifrat, duke i dhënë 3 pikët e arta ekipit të tij.

Në minutën e 90+5, Erzeni shkurtoi diferencën. Kahrimanoviç u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, por goli i tij vlejti vetëm për statistikë.


Me këtë fitore, Skënderbeu ngjitet përkohësisht në vendin e 3 me 9 pikë, ndërsa Erzeni mban vendin e 4 me 8 pikë.

abissnet superiore skënderbeu erzeni

Lini një Përgjigje