
Sulmuesi shqiptar Taulant Seferi ka qenë një nga protagonistët kryesorë në fitoren 2-0 të Bodrumsporit ndaj Bolusporit në shtëpi. Futbollisti nga Kumanova kontribuoi drejtpërdrejt në suksesin e ekipit të tij, duke dhënë asistin në golin e parë.
Paraqitja e tij është vlerësuar lart edhe nga platforma e statistikave “SofaScore”, e cila i ka dhënë notën 8.2, duke e renditur ndër lojtarët më të spikatur të javës në Ligën e Parë turke. Si rezultat, 29-vjeçari është përfshirë në “Formacionin e Javës”.
Në këtë kontekst, rriten edhe gjasat që Seferi të rikthehet në Kombëtaren shqiptare për ndeshjen e 26 marsit ndaj Polonisë, një sfidë e rëndësishme në kalendarin e kuqezinjve.

Lini një Përgjigje