
Mauricio Poçetino ka folur me superlativa për Armando Brojën. Trajneri i njohur i Çelsit, ka lavdëruar sulmuesin e kombëtares shqiptare, duke theksuar se shtatlarti do ta marrë veten shumë shpejt.
Ai ka besim tek aftësitë e Brojës dhe deklaron se në të ardhmen do të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës angleze. Për mediet e huaja, Poçetino u shpreh:
“Kemi shumë besim tek ai, pasi ka një potencial të jashtëzakonshëm. Duhet vetëm të riaftësohet plotësisht nga dëmtimi i rëndë. Është shumë i talentuar. Kemi besim dhe prandaj e aktivizova si titullar ndaj Fulhamit. I duhet vetëm pak kohë për të qenë i kompletuar”.
Kujtojmë që Armando Broja është grumbulluar nga kombëtarja shqiptare për ndeshjen kualifikuese të “EURO 2024” kundër Çekisë.
Lini një Përgjigje