TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Prill 2023, 18:12

“Është i ri dhe ka ambicie”, trajneri i Sasuolos flet për mesfushorin kuqezi: Bajrami luajti mirë ndaj Juves, por mund të bënte më shumë

Shkruar nga Pamfleti

“Është i ri dhe ka ambicie”, trajneri i Sasuolos flet

Mesfushori i Kombëtares kuqezi, Nedim Bajrami, i cili luan për Sasuolon në Serinë A, ka qenë një ndër më të spikaturit në fushë kundër Juventusit.

Në prag të ndeshjes me Salernitatën, trajneri i skuadrës Alesio Dionisi ka folur për futbollistin shqiptar.

“A jeni i kënaqur me mënyrën se si Bajrami po e luan rolin? Nuk është roli më i mirë ku mund të shprehë cilësitë e tij, unë jam personi që e njoh më së miri, që e ka sëtrvitur. Është i ri, ka ambicie, po jep kontributin e tij si të tjerët.

Sigurisht po luan në një zonë të fushës ku nëse presim që të zëvendësojë Berardin me cilësitë e Domenikos kjo do të dështojë. Me Juven bëri mirë por mund të bënte dhe më shumë.”

nedim bajrami mesfiushori shqiptar alesio dionisi trajneri i sasuolos

Lini një Përgjigje