
Faqja zyrtare e UEFA në Facebook për Kampionatin Europian që starton të premten me ndeshjen hapëse Gjermani-Skoci, ka publikuar fotot e futbollistëve të Kombëtares Shqiptare.
Kjo është hera e dytë që Shqipëria merr pjesë në një Kampionat Europian.
Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë më 15 Qershor kundër Italisë. Kombëtarja Shqiptare ndodhet në atë që quhet “grupi i ferrit”, së bashku me Spanjën e Kroacinë.
Lini një Përgjigje