TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Nëntor 2023, 19:48

Shqipëria befasohet në fund, Moldavia mban gjallë shpresat

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria befasohet në fund, Moldavia mban gjallë shpresat

Moldavia ka barazuar rezultatin ndaj Shqipërisë në fundin e ndeshjes duke i çuar shifrat në 1-1. Pas shumë përpjekjesh, moldavët gjetën golin e barazimit në minutën e 87.

Pas një harkimi në zonë ishte Baboglo i cili shënoi në portën e Berishës. 

Shkëndija e parë erdhi nga vendasit në minutën e 16, me Nikolaeskun, i cili në të djathtë detyroi me gjuajtjen e tij Berishën të dërgonte topin në këndore.

Në minutën e 33, moldavët kërkuan penallti, por gjyqtari skocez, Uilliam Kollum akordoi pozicionin jashtë loje.

Taulant Seferi fitoi një 11-metërsh në minutën e 24, ndërsa një minutë më vonë, Cikalleshi u tregua i saktë duke dërguar topin në rrjetë.

Në minutën e 73, kuqezinjtë patën mundësinë e artë për të dyfishuar shifrat. Seferi gjuajti nga e majta por gjeti devijimin e portierit, por më pas traversa i mohoi gëzimin e golit.

Një minutë më vonë, tjetër rast për të realizuar, me gjuajtjen e Bajramit nga jashtë zonës që nuk gjeti trekëndëshin në të majtë të portierit.

shqipëria kualifikueset e moldavi

Lini një Përgjigje