TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Gusht 2025, 15:19

Shorti i Ligës së Konferencës dhuron derbin e shqiptarëve, Drita dhe Shkëndija përballë njëra-tjetrës në fazën e ligës

Shkruar nga Pamfleti

Shorti i Ligës së Konferencës dhuron derbin e shqiptarëve,

36 skuadrat e Ligës së Konferencës mësuan rivalët për fazën e ligës. Në një minikampionat dhe me pikë, softueri rezervoi duelin mes Dritës dhe Shkëndijës që do luhet në Prishtinë. Dy skuadrat shqiptare për herë të parë janë pjesë e grupit, ndërsa fati e deshi që të ketë një përballje mes tyre.

Sipas koeficientëve të UEFA-s, 36 skuadrat ishin të ndara në gjashtë vazo me nga gjashtë ekipe. Secili klub do përballet me tre rivalë në shtëpi dhe tre në udhëtim.

Drita e Gjilanit luan në shtëpi kundër: AZ Alkmar, Omonias dhe Shkëndijës, ndërsa në udhëtim me Rajo Vajekanon KuPS Kuopio dhe Shelburn.

Shkëndija e Tetovës luan në shtëpi me: Slovan Bratislavën, Jagiellonian që eliminoi Dinamon dhe Shelburn, ndërsa në udhëtim përballet me Rajo Vajekanon, Dritën dhe AEK Larnaca.

Klubet që do përfundojnë nga vendi 1-8 do vijojnë më tej garën drejt trofeut, ndërsa ato nga 9-24 do luajnë “play-off” me sistemin vajtje-ardhje dhe fituesit do u bashkohen tetë të parave. Klubet e renditura në vendet 25-36 eliminohen.

Finalja e Ligës së Konferencës do zhvillohet të mërkurën, më 27 maj 2026 në 'RB Arena' në Lajpcig të Gjermanisë.

drita shkëndija e tetovës liga e konferencës

Lini një Përgjigje