TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Gusht 2025, 11:20

Rruga drejt Botërorit, Sylvinho i prerë: “S’ka vend për eksperimente, lista nuk ndryshohet kur sheh që diçka nuk shkon

Shkruar nga Pamfleti
Rruga drejt Botërorit, Sylvinho i prerë: “S’ka vend
Sylvinho

Kombëtarja shqiptare e futbollit po përgatitet për dy ndeshjet e radhës, miqësoren me Gjibraltarin dhe duelin me Letoninë në Tiranë, e vlefshme për Kualifikueset e Botërorit 2026.

Trajneri i ekipit kombëtar, Sylvinho, pasi publikoi listën, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në një konferencë për shtyp, duke analizuar zgjedhjet e tij.

“Ne kemi bërë rreth 50% të rrugëtimit dhe na mbeten vetëm 4 ndeshje. Po luftojmë me kohën. Luajmë në shtëpi dhe duhet të përgatitemi shumë mirë. Fola me Ismajlin, i cili ka bërë një transferim javët e fundit. Ka kaluar një dëmtim të lehtë dhe i thashë që duhet të qëndrojë i qetë. Një grup nuk ndryshon nëse ka diçka që nuk shkon. Ndryshimet bëhen kur sheh një lojtar që nuk ka më dëshirë të luajë me Kombëtaren. Unë i kam parë dhe të gjithë kanë dëshirë të luajnë. Kam besim te të gjithë lojtarët. Nëse një nga lojtarët më jep një shenja që nuk do të stërvitet, atëherë do të vijë ai moment që do të ketë ndryshim. Është ndeshje e rrezikshme dhe nuk ka vend për eksperiment.

Do ketë ndryshime për ndeshjen me Letoninë, duke parë që kemi një miqësore para. Kemi lojtarë si Medon Berisha e Adrian Bajrami, të cilët ende nuk kanë bërë një 45-minutësh të plotë me Kombëtaren. Në kohën e duhur do të vijë momenti i të gjithëve.

Letonia është një ekip i fortë dhe një ndeshje e rëndësishme. Bajrami dhe Muçi vijnë me kënaqësi në Kombëtare. Bajrami ka bërë mirë në Kualifikueset e Europianit. Muçi ka kaluar një dëmtim. Të dy përgjigjen në fushë për Kombëtaren. Kemi shumë besim te këta lojtarë.

 

sylvinho

Lini një Përgjigje