Një moment i veçantë ka tërhequr vëmendjen pas ndeshjes midis Shqipërisë dhe Anglisë në stadiumin “Air Albania”, ku “3 Luanët” triumfuan me rezultatin 0-2. Zaho Rama, djali i kryeministrit Edi Rama, është parë të takohet për pak momente për një foto me mesfushorin e njohur të Anglisë dhe Real Madridit, Jude Bellingham.
Ylli anglez është një nga figurat më të dashura për adhuruesit e futbollit në mbarë botën.
Në Air Albania, kombëtarja shqiptare arriti të përballonte mjaft mirë presionin anglez gjatë pjesës së parë, duke mbajtur portën të paprekur për 45 minuta. Megjithatë, në pjesën e dytë mbrojtja kuqezi u thye nga Harry Kane, i cili shënoi golin e parë të takimit.
Vetëm pak minuta më vonë, pas një rasti të artë të Berat Gjimshitit që mund të kishte barazuar shifrat, Kane goditi sërish, duke e çuar rezultatin në 0-2 dhe duke vulosur fitoren e Anglisë.
Sfida, e cila nisi në orën 18:00, u zhvillua në kuadër të kualifikueseve të Botërorit. Shqipëria tashmë e ka siguruar një vend në Play Off, ndërsa Anglia, prej kohësh e kualifikuar, kryeson grupin.
Vetëm pak ditë më parë, kuqezinjtë morën një fitore me shumë vlerë kundër Andorrës me rezultatin 0-1, duke forcuar rrugëtimin drejt fazës “Play Off”.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje