TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Korrik 2023, 16:08

“Rinovo kontratën ose do të shitesh deri në fund të merkatos së verës”, presidenti i PSG-së ivendos ultimatum Mbapesë

Shkruar nga Pamfleti

“Rinovo kontratën ose do të shitesh deri në fund të

Presidenti i PSG-së, Al Khelaifi do të marrë pjesë në stërvitjen e ekipit në Poissy, ku do të takohet me Kilian Mbape, fillimisht në grup, pastaj ndoshta privatisht.

Ai do të mbajë një fjalim para skuadrës, në të cilin do t’i kërkojë yllit francez para të gjithëve të marrë një vendim: ose të rinovojë ose të shitet deri në fund të merkatos së verës.

Sulmuesi nga ana e tij, tashmë ka riafirmuar synimin për të mos rinovuar, duke kërkuar të qendrojë edhe një vit në Paris për t’u larguar verën e ardhshme si lojtar i lirë.

Përveç Realit të Madridit, ka interes edhe nga Anglia për Mbapenë. Përflitet se Liverpuli është i gatshëm të ofrojë deri në 200 milionë euro për yllin e parizienëve.

naser al khelaifi presidenti i psg kilian mbape sulmuesi francez

Lini një Përgjigje