TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Shkurt 2026, 16:40

Rei Manaj spektakolar, sulmuesi i kombëtares rikthehet me dopietë në Turqi për 4 minuta (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Rei Manaj spektakolar, sulmuesi i kombëtares rikthehet me dopietë

Rei Manaj ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij të dytë me Sivasporin, duke realizuar dy gola në sfidën e javës së 25-të të Ligës së Parë të futbollit turk. Skuadra e Sivasporit triumfoi në shtëpi përballë Vansporit, ndërsa pjesa e parë u mbyll me rezultatin 3-1.

Takimi u zhbllokua që në minutën e 8-të, kur Apindangoye kaloi vendasit në avantazh pas një asistimi të Valon Et’hemit, ish-lojtar i Kukësit. Sivaspori vijoi presionin dhe në minutën e 28-të ishte Rei Manaj ai që dyfishoi shifrat, sërish pas një pasimi vendimtar të Et’hemit.

Vanspor reagoi duke ngushtuar përkohësisht diferencën me golin e Mamah, por vendasit rikthyen shpejt kontrollin e lojës. Në të njëjtën minutë, Manaj realizoi edhe golin e tretë për skuadrën e tij, këtë herë nga goditja e dënimit, duke vulosur një pjesë të parë të suksesshme për Sivasporin.


Rikthimi i sulmuesit shqiptar në Turqi, pas një periudhe gjashtëmujore në Emiratet e Bashkuara Arabe, duket se ka nisur pozitivisht. Manaj synon të gjejë formën optimale në prag të ndeshjeve “play-off” të Kupës së Botës 2026, të planifikuara për muajin mars.

 

 

 

 

 

rei manaj sulmuesi shqiptar sivaspor

Lini një Përgjigje