
Rei Manaj po shkëlqen me Sivaspor në kampionatin turk. Paraqitjet e sulmuesit shqiptar me skuadrën turke nuk kanë mbetur pa u vënë re nga klube të tjera të këtij vendi, teksa sipas Takvim, lushnjari pëlqehet nga Beshiktashi. Gjigandët turq, ekip për të cilin luajnë Rashica dhe Muçi, do të ishte i kënaqur nëse do transferonte Manaj, pa marrë parasysh çmimin.
Në fakt vlera e Manaj është rritur ndjeshëm, pasi futbollisti kuqezi ka realizuar 13 gola në kampionat. Kalimi te gjigandët e Beshiktashit do të ishte një “trampolinë” e vërtetë për 27-vjeçarin, në një periudhë të artë për të.
Rei Manaj është një nga alternativat e mundshme të trajnerit të Shqipërisë, Silvinjo, për t’u grumbulluar me Kombëtaren, për Europianin që do të mbahet në verë. Tekniku kuqezi po vëzhgon me kujdes paraqitjet e lojtarit dhe gjasat janë të mira që ftesa të vijë.
Lini një Përgjigje