TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Tetor 2024, 19:45

Reali i Madridit shënon shifrën negative që tregon rënie, nuk ndodhte që nga sezoni 2018-2019

Shkruar nga Pamfleti

Reali i Madridit shënon shifrën negative që tregon rënie,

Reali i Madridit e ka nisur si mos më keq sezonin e ri futbollistik. Duket sikur “Los Blancos” është më dobët sesa sezoni i kaluar.

Rekordi i zi i vendosur dje nga ekipi madrilen kundër Lilës është domethënës. “Galaktikët e Europës” u përballën me një humbje zhgënjyese 1-0 në ndeshjen e dytë të Champions League.

Performanca e lojtarëve të Karlo Ançelotit ishte aq e dobët, sa Mbape nuk gjuajti asnjëherë në portë. Reali i Madridit ka fituar vetëm një nga pesë ndeshjet jashtë fushe këtë sezon, një shifër që nuk i shkon një klubi kaq të madh sa Mbretërorët.

Kjo shënon fillimin më të keq për Realin në ndeshjet në transfertë që nga sezoni 2018-2019, kur madrilenët pësuan tri humbje, morën një fitore dhe një barazim në pesë ndeshjet e para zyrtare në transfertë.

reali i madridit skuadra spanjolle

Lini një Përgjigje