TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Korrik 2025, 16:25

Ranë nga kategoria për shkak të borxheve, Apeli merr vendimin final për Lionin; ç’do ndodhë me ekipin francez në Ligën e Europës

Shkruar nga Pamfleti

Ranë nga kategoria për shkak të borxheve, Apeli merr vendimin

Olimpiku i Lionit do të vazhdojë të luajë në Ligën 1. Apeli ka pranuar ankesën e këtij klubi, duke e bërë të pavlefshëm vendimin e marrë nga organi i kontrollit financiar të futbollit francez, që rrëzonte këtë ekip një kategori më poshtë për shkak të problemeve financiare.

Pasi u mor në shqyrtim çështja, u pa e arsyeshme që Lioni të mos ketë një penalizim aq të madh, pavarësisht parregullsive.

Vendimi i sotëm është hapi i parë në rikthimin e besimit tek Olimpiku i Lionit. Tani mund ta përqendrojmë vëmendjen tonë në objektivat tona sportive, duke u përgatitur plotësisht për sezonin e ardhshëm”- shkruan klubi.

Ky vendim i Komitetit të apelit DNCG bën që Lioni gjithashtu të ketë mundësinë që të luajë në Ligën e Europës sezonin e ardhshëm.

 

olimpik lion skuadra franceze

Lini një Përgjigje