TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Maj 2025, 14:11

PSG-Inter, Bufon: Finale portierësh, do më pëlqente të fitonin ‘zikaltrit’

Shkruar nga Pamfleti

PSG-Inter, Bufon: Finale portierësh, do më pëlqente të

PSG dhe Inter përballen sot në mbrëmje në finalen e Champions League, ku francezët do të kërkojnë trofeun e parë, ndërsa zikaltrit synojnë të marrin kupën e 4-rt.

Po si e shikon përballjen e sotme Gianluixhi Bufon?

“Do të jetë një finale portierësh. Do të sfidohen në distancë dy portierët më të mirë në Europë. Donaruma është absolutisht më i miri, ndërsa Zomer ka treguar se është një portier i besueshëm dhe ka bërë maksimumin në këtë sezon. Pavarësisht se është i shkurtër, kontributi i tij për Interin në këto vite ka qenë i jashtëzakonshëm. Ky grup lojtarësh ka merituar që ta luajnë këtë ndeshje të rëndësishme. Si PSG-ja, dhe Interi, kanë pasur një rrugëtim special në Europë”, shprehet Bufon.

Ai është pyetur se për kë do të bëjë tifo, ndërsa shprehet se dëshira do të ishte që trofeun ta fitonte Inter.

“Do të më pëlqente shumë që ta fitonte trofeun një skuadër italiane. Gjithmonë kur kam luajtur në Champions, nuk i kam kuptuar ata që bëjnë tifo kundër një skuadre të Serisë A. Kjo i bën njerëz të vegjël. Shpresoj që të jetë një ndeshje e bukur”, ka thënë Bufon.

Lini një Përgjigje