
Sulmuesi i majtë, Ermir Rashica po dhuron spektakël në aventurën e re futbollistike te Metalist 1925 në Premier Ligën ukrainase. Në segmentin e 13 ndeshjeve me Metalist, talenti 21-vjeçar ka shënuar 4 herë dhe ka asistur në 4 raste.
Rashica ka lindur në Mitovicë ndërsa ka dalë nga akademia e “Trepça 89”. Pasi debutoi me moshat U-19 të Kosovës, ai kaloi në vitin 2023 te Shqipëria U-21, nën drejtimin e trajnerit Alban Bushi.
Por edhe pse ka kaluar dy vite te Shpresat dhe ka fituar eksperiencë, shto dhe paraqitjet fantastike me Metalist në Ukrainë, ky është momenti i përshtatshëm që trajneri i Kombëtares, Silvinjo ta ftojë Ermir Rashicën. Sulmuesi i majtë do të ishte një vlerë e shtuar për kuqezinjtë në fazën ofensive, duke marrë në konsideratë aftësitë e 21-vjeçarit.
Lini një Përgjigje