TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Gusht 2023, 17:46

Nuk ka drejtuar asnjë ndeshje në kualifikueset e kompeticioneve europiane, UEFA dërgon Enea Jorgjin në Belgjikë për sfidën delikate

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ka drejtuar asnjë ndeshje në kualifikueset e kompeticioneve

Enea Jorgji në këtë vit nuk kishte drejtuar asnjë ndeshje në kualifikueset e kompeticioneve europiane. Nëse Eldorjan Hamiti dhe Juxhin Xhaja kishin figuruar në turet paraardhëse, emri i Jorgjit nuk ishte në listat e ndeshjeve të deritanishme të UEFA-s.

Por organi më i lartë i futbollit europian ka filluar vendosur të caktojë gjyqtarin në ndeshjet e “play-off” të Ligës së Europës, teksa i ka besuar një sfidë mjaft delikate në Belgjikë. Enea Jorgji do të drejtojë ndeshjen mes vendasve të Union SG dhe Luganos së Zvicrës.

Asistentë të Jorgjit në këtë ndeshje do të jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj. Ndërkohë, gjyqtar i katërt për sfidën është caktuar Florian Lata.

enea jorgji arbitri shqiptar ndeshja e ligës së konferencës

Lini një Përgjigje