TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Mars 2026, 20:30

“Nuk e nënvlerësojmë Shqipërinë”, trajneri i Polonisë në prag të ‘play off’-it: Kuqezinjtë janë rival i sikletshëm

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk e nënvlerësojmë Shqipërinë”, trajneri

Polonia do të përballet me Shqipërinë këtë muaj në një ndeshje të rëndësishme të vlefshme për gjysmëfinalen e “play-off”-it të Botërorit. Përpara kësaj përballjeje, trajneri i kombëtares polake, Jan Urban, ka vlerësuar skuadrën shqiptare si një rival të vështirë.

Në një deklaratë për mediat, Urban theksoi se Polonia do të ketë avantazhin e fushës, por paralajmëroi se kjo nuk e bën ndeshjen më të lehtë.

Duhet të jemi të vetëdijshëm për shkallën e vështirësisë. Sigurisht që në ndeshjen ndaj Shqipërisë kemi avantazhin që luajmë në shtëpi, por edhe kundërshtari ka avantazhet e veta, madje të konsiderueshme. Askush nuk duhet të mendojë se fitorja më 26 mars është formalitet. Është një ndeshje e vështirë për Poloninë”, u shpreh ai.

Trajneri polak kujtoi gjithashtu rezultatet e fundit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, duke theksuar paraqitjen e saj në “Euro 2024”.

Së fundmi, Shqipëria u kualifikua në Europianin e vitit 2024 duke lënë pas edhe Poloninë. Në atë turne barazuan me Kroacinë dhe humbën minimalisht me Italinë dhe Spanjën. Ata luajnë një futboll interesant dhe kanë të njëjtin trajner prej vitesh, gjë që u jep stabilitet. Shumë prej futbollistëve shqiptarë aktivizohen në klube të mira, sidomos në Itali”, deklaroi Urban.

Përballja mes Polonisë dhe Shqipërisë pritet të jetë një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij muaji për të dyja kombëtaret, pasi fituesi do të vazhdojë rrugën drejt Botërorit.

jan urban trajneri i polonisë "play off"-i me poloninë

Lini një Përgjigje