
Piza ka zyrtarizuar emërimin e Alberto Xhilardinos si trajnerin e ri të skuadrës së parë. Klubi toskan ka njoftuar se ish-kampioni i botës do të marrë drejtimin teknik të ekipit duke nisur nga sezoni i ardhshëm, pas një karriere në rritje që përfshin eksperienca në të gjitha nivelet e futbollit profesionist italian.
Xhilardino ka drejtuar më parë skuadra si Pro Verçeli, Siena dhe së fundmi Xhenoa, me të cilën fitoi kampionatin e Serisë B dhe më pas siguroi mbijetesën në Serinë A sezonin pasues.
Aftësitë e tij si trajner dhe përvoja si ish-sulmues i njohur e kanë bindur klubin që t’i besojë pankinën me objektiva ambiciozë për të ardhmen.
Trajneri i ri i Pizës ka firmosur një kontratë dyvjeçare me mundësi rinovimi për një vit të tretë. Në ditët në vijim, klubi do të bëjë të ditur përbërjen e stafit teknik që do ta shoqërojë dhe do të përcaktojë gjithashtu datën e prezantimit zyrtar para mediave.
Një faqe e re po hapet për Pizën, me Xhilardinon që sjell me vete eksperiencë, vendosmëri dhe etjen për sukses.
Lini një Përgjigje