TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Janar 2025, 21:01

Ndeshje pa histori, Barcelona triumfon me “poker” dhe siguron kualifikimin në Kupën e Spanjës

Shkruar nga Pamfleti

Ndeshje pa histori, Barcelona triumfon me “poker” dhe siguron

Barcelona ka bërë detyrën në turin e 1/16-ave të Kupës së Mbretit. Katalanasit mposhtën me rezultatin 0-4 skuadrën e Barbastros.

Një sfidë ku portieri Shezni pati dhe debutimin e tij. Ish-gardiani nuk kishte për të treguar diçka, ndërsa e vetmja gjë që ra në sy ishte fusha e Barbastros në Hueska.

Në pjesën e parë shënuan Garsia dhe Levandovski, ndërsa në të dytën polaku plotësoi dopietën personale dhe Torre shtoi emrin në listën e golashënuesve.

Barcelona, pas këtij suksesi, duhet të fokusohet te ndeshja e radhës, ajo e Superkupës ndaj Bilbaos, e programuar me 8 janar.

 

 

 

 

 

 

barcelona barbastro kupa e spanjës

Lini një Përgjigje