TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Shkurt 2026, 20:27

Muçi tundi rrjetën, por gjyqtari i prish festën; më pas realizon supergolin e radhës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Muçi tundi rrjetën, por gjyqtari i prish festën; më pas

Ernest Muçi vijon të spikasë me Trabzonsporin. Me pak fat futbollisti i Kombëtares mund të shënonte falë dy rasteve, ndërsa pjesa e parë e ndeshjes së Kupës me Fetijespor u mbyll pa gola.

Rasti i parë ishte direkt nga një goditje dënimi. Po regjistrohej minuta e 27, kur provoi menjëherë portën nga një distancë e konsiderueshme. Portieri rival u shfaq i mposhtur duke mos lëvizur nga vendi, megjithatë topi përfundoi jashtë.

Muçi tundi rrjetën në minutën e 40. Pas një pasimi perfekt në zonë, mesfushori me tipare sulmuese nuk gaboi përballë portierit. Gjyqtari prishi menjëherë festën, pasi anësori sinjalizoi për një pozicion jashtë loje të dukshëm.

Më pas, Muçi zhbllokoi ndeshjen në minutën e 69, ndërsa përballë është Fetijespor. Sfida është e vlefshme për raundin e tretë të Kupës së Turqisë.

Goditja e Muçit përshëndeti rrjetën, ndërsa portieri rival mbeti pa lëvizur. Jo vetëm kaq, pasi në minutën e 79 ishte Muçi që asistoi golin e tretë për Trabzonsporin duke mbyllur llogaritë e sfidës.

 

Mesfushori me tipare sulmuese është golashënuesi kryesor për klubin turk në këtë sezon. Në Kupë numëron tre gola dhe dy asistime për katër ndeshje. Sa i përket kampionatit, është autor i tetë golave. Shifra këto të frikshme, ndërsa qëndron i huazuar nga Beshiktashi.

Muçi duket edhe se mbetet lojtari që i mungon Kombëtares shqiptare. Trajneri Silvinjo preferoi të mos e ftonte për ndeshjet e fundit, ndërsa në vitin 2025 mori minuta vetëm ndaj Letonisë si zëvendësues.

ernest muçi sulmuesi i kombëtares

Lini një Përgjigje