
Milani priti vetëm 20 minuta për zhbllokuar ndeshjen me Loftus Çik që nuk bëri gabimin e disa minutave më parë, teksa me një gjuajtje me të djathtën pas një asisti të Rabio dërgoi topin në rrjetë për ta dërguar rezultatin 1-0 për kuqezinjtë. Bolonja bëri një tentativë me Odgard me një gjuajtje me të majtën në zonë por pa sukses.
Në minutën e 36 Milani fitoi një 11-metërsh pas një topi të prekur me dorë nga Ravalia. Nkunku shkoi te pika e bardhë dhe u tregua i saktë duke e dërguar rezultatin në 2-0 për Milanin dhe me këto shifra skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes.
Pjesa e dytë nisi menjëherë me gol dhe ishte Milani ai që e shënoi pikërisht me Adrien Rabio që e dërgoi rezultatin në 3-0. Pas këtij momenti gjërat nuk ndryshuan më me Milanin që mori këtë fitore që e dërgon në kuotën e 50 pikëve në vendin e dytë, ndërsa Bolonja mbetet me 30 pikë në vendin e 10.
Lini një Përgjigje