TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Shtator 2024, 21:48

Mesi dhe Ronaldo nuk janë më ajka e futbollit, dy legjendat e futbollit sot kushtojnë 45 mln euro

Shkruar nga Pamfleti

Mesi dhe Ronaldo nuk janë më ajka e futbollit, dy legjendat e

Të gjithë e kanë një fund. Edhe legjendat. Kristiano Ronaldo dhe Leo Mesi janë dorëzuar tashmë, sepse kanë zgjedhur të luajnë në kampionate me ritëm më të ulët se ai Europian.

Portugezi luan në Arabinë Saudite, kurse argjentinasi në SHBA. Kurba në zbritje e karrierës së tyre konfirmohet nga sajti i specializuar i vlerësimit të lojtarëve, “Transfermarkt”, ku dëshmohet se CR7 dhe Mesi nuk janë më ajka e futbollit.

Mesi ka kapur pikën më të ulët nga viti 2006. Tani që luan tek Inter Miami, “Pleshti” kushton vetëm 30 mln euro. Ronaldo vlen dyfish më pak. Pavarësisht se kontrata me Al-Nassr është një nga më spektakolaret në botë, ai vlerësohet 15 mln euro.

Vendin e tyre në podiumin e më të mirëve e kanë marrë yjet e rinj. Me vlerë 180 mln euro secili, sot më të kushtueshmit në botë janë Xhud Belingam, Erling Haland dhe Kilian Mbape.

kristiano ronaldo lionel mesi

Lini një Përgjigje