TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Janar 2025, 18:16

Mbrojtësi shqiptar huazohet te skuadra gjermane, kapiteni i U-21 dikur pjesë e Interit

Shkruar nga Pamfleti

Mbrojtësi shqiptar huazohet te skuadra gjermane, kapiteni i U-21 dikur

Mbrojtësi shqiptar i Kosovës, Andi Hoti ka kompletuar huazimin e tij nga Magdeburg te Dinamo Dresden deri në fund të sezonit aktual.

Kapiteni i Kosovës U-21 ka ndryshuar ambient, por jo shtet, pasi ka vendosur të kalojë nga Bundesliga 2 në Bundesliga 3.

Hoti ishte pjesë e Magdeburgut në Bundesliga 2 në gjashtë muajt e parë të këtij sezoni, por hapësirat e pakta bënë që ai të kalojë te Dinamo Dresden, që kryeson renditjen në ligën e tretë dhe është favoritja kryesore për t’u ngjitur një kategori më lartë. 

Është vet faqja zyrtare e Dinamo Dresden që ka njoftuar marrëveshjen me Hotin

SG Dynamo Dresden ka nënshkruar me Andi Hotin të premten, më 3 janar 2025. Qendërmbrojtësi 21-vjeçar po transferohet në Dresden në formë huazimi nga FC Magdeburg”.

Kujtojmë që në të kaluarën Hoti ka qenë edhe pjesë e akademisë së Interit, nga ku u transferua te skuadra e Magdeburg. 

andi hoti kapiteni i kosovës u-21 magdeburg

Lini një Përgjigje