TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Janar 2025, 17:32

Ndërron jetë boksieri profesionist, 29-vjeçari mori goditje brutale nga kundërshtari

Shkruar nga Pamfleti

Ndërron jetë boksieri profesionist, 29-vjeçari mori goditje

Boksieri profesionist nga Tanzania, Hasan Mgaja ka ndërruar jetë në moshën 29-vjeçare, vetëm pak ditë pasi u godit brutalisht nga Paul Elias.

Përleshja mes dy boksierëve ka ndodhur më 27 dhjetor dhe boksieri u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi të mbijetonte.

Ndërron jetë boksieri profesionist, 29-vjeçari mori goditje

Mgaja u dërgua në Spitalin e Palestinës në Sinza të Tanzanisë përpara se të transferohej në Spitalin Muananjamala ku kaloi momentet e tij të fundit. E gjithë familja WBC dhe Presidenti Mauricio Sulaiman dërgojnë ngushëllimet tona më të thella për familjen dhe miqtë e kampionit tonë të dashur. Pusho në paqe”, thuhet në njoftimin e WBC.

Ai ishte luftëtari i dytë tanzanian që vdes në muajt e fundit, pasi Abasi Mselem vdiq në nëntor ku u rrëzua gjatë një përleshjeje në Zanzibar.

hasan mgaja boksieri profesionist

Lini një Përgjigje