TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Janar 2025, 15:44

E ardhmja e Hysajt merr kthesë tjetër, Lacio mund ta rikthejë në ekip për derbin me Romën

Shkruar nga Pamfleti

E ardhmja e Hysajt merr kthesë tjetër, Lacio mund ta rikthejë

E ardhmja e Elseid Hysaj mund të marrë një kthesë të fortë në këto ditë të para të janarit. Anësori kuqezi është me një këmbë jashtë Lacios, nuk është në planet e trajnerit, por situata e rënduar me dëmtimet mund të ndryshojë totalisht këtë histori.

Sipas “Corriere dello Sport”, Lacio po vlerëson mundësinë për të rikthyer Hysajn në skuadër pasi kanë mangësi në prapavijë.

Lacio ka kohë deri të shtunën në orën 12 për të regjistruar Hysajn në Serinë A, një ditë përpara derbit kundër Romës, që përkon edhe me sfidën e parë për këtë vit.

E ardhmja e Hysajt merr kthesë tjetër, Lacio mund ta rikthejë

elseid hysaj mbrojtësi kuqezi lacio

Lini një Përgjigje