TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Qershor 2024, 19:04

“Mbaj mend çdo sekondë, shkruaj emrin e tij në rërë”, ish-trajneri i Partizanit rrëfen vdekjen e djalit të tij: Nuk e di si jam ende këtu

Shkruar nga Pamfleti

“Mbaj mend çdo sekondë, shkruaj emrin e tij në

Ish-trajneri i Partizanit, Andrea Agostineli ka bërë një rrëfim prekës në “TV Play” për vdekjen e djalit të tij, Xhanmarko. Agostineli tregon si e përballoi atë situatë tragjike të jetës së tij dhe si erdhi në Shqipëri për të larguar disi mendjen nga Italia.

“Mbaj mend çdo sekondë, shkruaj emrin e tij në

-Pjesë nga rrëfimi i Agostinelit-

"Djali im Xhanmarko humbi jetën kur ishte 33-vjeç. Fakti që shkova në Shqipëri një vit pas vdekjes së tij ishte si një reagim për t’u larguar nga Italia.

Unë mendoj se kjo është gjëja më e keqe që i ndodh një qenieje njerëzore. Ndonjëherë i them vetes se koha nuk ndryshon asgjë. Thjesht ndryshon menaxhimin e dhimbjes.

Mbaj mend çdo sekondë të asaj që ndodhi. Isha në Romë, e kisha lënë djalin një natë më parë në Pistoia. Vdiq brenda hotelit të një mikut tim ku shkonim çdo vit, çdo të diel dhe aty fitonim dy kampionate.

Në vend të gëzimit tim më të madh ishte edhe drama ime më e madhe. Ndonjëherë pyes veten si e kalova këtë dramë dhe jam ende këtu.

Mbaj mend gjërat që bëja dikur në Durrës. Shkova në plazh në mëngjes dhe bëra gjëra që më bënë të mendoja se isha vërtet ei çmendur. Dikur shkruaja emrin e djalit tim në rërë me guaska".

andrea agostineli ish-trajneri i partizanit

Lini një Përgjigje