TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Tetor 2023, 18:19

Magjistari Zhegrova, sulmuesi driblon dy lojtarë dhe realizon një gol kryevepër në Francë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Magjistari Zhegrova, sulmuesi driblon dy lojtarë dhe realizon një gol

Edon Zhegrova gjeti rrugën e rrjetës në elitën e kampionatit francez. 

Sulmuesi i Kosovës realizoi në minutën e 40 për Lilën në ndeshjen që këta të fundit luajtën në transfertë ndaj Le Havre. 24-vjeçari realizoi në mënyrën e tij, teksa dribloi bukur dy kundërshtarë dhe më pas me të majtën lëshoi një “predhë” me topin që u ndal në rrjetë. 

Asgjë për të bërë nga ana e portierit kundërshtar që mundi vetëm të shijonte magjinë e sulmuesit shqiptar. 

Në pjesën e dytë, Lilë iu gëzua edhe një autogoli për të fituar me shifrat 0-2. 

Ky trepikësh e ngjit Lilën në vendin e gjashtë me 11 pikë, ndërsa vlen për t’u theksuar se ky ishte goli i parë i Zhegrovës në pesë ndeshje të kampionatit francez. 

edon zhegrova sulmuesi i kosovës lilë

Lini një Përgjigje